0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

“Thellohet afera e keqpërdorimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme”

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se në përfitimin e 1 milion e 40 mijë eurove që “iu dhanë kundërligjshëm një organizate joqeveritare me miratimin e ministrave Fikrim Damka e Donika Gërvalla, po del se ka gisht edhe zv/ministrja Liza Gashi”.

Ajo tha se “pasi që në memorandumin e bashkëpunimit është përfshirë edhe organizata ‘GERMIN’”.

Ligjvënësja opozitare shprehet se Gashi përveç që ka qenë drejtuese e kësaj organizate deri në ditën kur u emërua zëvendësministre, është zotuar se do ta “mbështet këtë organizatë bashkë me ‘shërbyesit’ e saj nga MPJD-ja”.

“E këta ‘shërbyes’ të zellshëm vazhdojnë të shpërblehen me pozita drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, krejt në KUNDËRSHTIM me ligjet në fuqi. Projkti ka filluar të zbatohet e si pasojë e keqpërdorimit nuk do të amnistohet nga organet e drejtësisë as Liza as ‘shërbyesit’ e saj”, shkroi Shoshi në Facebook.

“Liza, ministria nuk është botë e çudirave”, përfundoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img