0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Thellohen përqarjet në koalicionin qeveritar, Gërvalla propozon për konsull në New York njeriun e Sorosit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani me propozimin për emërimin e Venera Hajrullahut, Konsulle të Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Ky propozim i është dërguar presidentes Osmani nga Gërvalla para disa ditësh.

Venera Hajrullahu në vitin 2011 ka qenë pjesë e Zyrës së Presidentit, duke e këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga në fushën e integrimeve evropiane.

Hajrullahu kishte dhënë dorëheqje nga Presidenca më 1 janar të vitit 2012.

Përveç kësaj pozite, Venera Hajrullahu ishte edhe pjesë e organizatës joqeveritare KFOS, organizatë kjo që kryesohet nga George Soros, një filnatrop me ndikim në rajon dhe shpesh i dyshuar për ndërhyrje direkte në zhvillimet politike në rajonin tonë.

Venera Hajrullahu dhe Luan Shllaku si drejtues të KFOS-it janë të afërt me Veton Surroin, ish-politikanin që mbështetej po ashtu nga Sorosi.

Po ashtu, ministrja Gërvalla, sipas burimeve brenda MPJ-së, ka rekomanduar që Ilir Kapiti, ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, të emërohet si ambasador jorezident edhe në Irlandë.

Në anën tjetër, Gërvalla mësohet se ka kërkuar nga presidentja Osmani që ambasadoren Heroina Telaku ta emërojë si ambasadore jorezidente edhe në disa shtete të tjera, raporton Demokracia.com.

Heroina Telaku, ambasadore e Kosovës në Panama, mësohet se është propozuar që të emërohet si ambasadore jorezidente edhe në Kosta Rika, Honduras, El Salvador, Guajana, Barbados, Shën Kristofor dhe Nevis, Shën Lucia dhe Beliza.

Haki Abazi para se të hynte në politikë ka qenë drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, rivali i fondacionit Soros. Abazi aktualisht është: Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img