Site icon PrishtinaPress

The Guardian: VV humb shumicën, rezultati thotë që partia e majtë e Kurtit duhet të krijojë koalicion

‘The Guardian’ i ka kushtuar një artikull rezultateve të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë. “Zgjedhjet në Kosovë: Partia në pushtet Vetëvendosje humb shumicën, tregojnë rezultatet fillestare” – është titulli i artikullit.

“Rezultatet nënkuptojnë që partia e krahut të majtë të kryeministrit Kurti duhet të formojë koalicion”, shkruan tutje The Guardian.

Me 73% të votave të numëruara, partia e majtë Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti ka fituar 41.99%.

Gjatë fushatës zgjedhore, Kurti me sa duket përjashtoi mundësinë e formimit të një koalicioni, duke thënë se ai nuk do të merrte pjesë në qeveri nëse nuk fitonte një shumicë të plotë.

Por, të dielën vonë pas shpalljes së fitores, Kurti tha se do të formonte qeverinë e re pa lënë të kuptohet se kush mund të jetë partneri i mundshëm i koalicionit.

Exit mobile version