-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

The Guardian: Tony Blair u këshillua të punonte me UÇK-në, shqetësohej se po shihej i afërt me ta

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Toni Bler, ishte këshilluar që të punonte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në kohën e luftës në Kosovë. Mediumi prestigjoz ‘The Guardian’ shkruan se nuk besonin se ata [UÇK] ishin ‘shumë më të mirë se serbët’.

Por përkundër që ish-kryeministri britanik kishte shqetësime të mëdha se dukej që ishte  shumë i afërt me UÇK-në, Blair kërkonte që t’i jepte fund krimeve kundër njerëzimit, shkruan The Guardian.

“Në përgjithësi, pikënisja jonë në një konflikt si ky duhet të jetë se armiku i armikut tuaj është miku juaj”, thuhet në këshillën që i është Blairit për luftën në Kosovë, sipas dokumenteve të Arkivit Kombëtar.

“Ne jemi në rrezik të jemi shumë përbuzës. Ne nuk duam ta favorizojmë politikisht UÇK-në ndaj partive të tjera kosovare. Por ne duhet të llogarisim që UÇK-ja po bëhet shumë më e popullarizuar pas asaj që ka ndodhur [në luftërat jugosllave] dhe të pranojmë se ata janë e vetmja parti me një lloj ushtrie”, thuhet në letrën e përgatitur nga John Sawers, asokohe këshilltari për punët e jashtme të Blairit dhe më vonë shefi i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete.

Në letrën, dërguar Blairit dhe ndihmësve të tij të lartë, Sawersi vlerëson se do të ishte e pamundur të çarmatoset UÇK-ja pas konfliktit. Në vend të kësaj, këshilloi ai, do të ishte më mirë të punohej me organizatën për të shpallur zgjedhje.

Në fund të letrës, lëshuar në Arkivin Kombëtar nga Zyra e Kabinetit të premten, një dorë “anonime” ka shkruar: “Unë jam dakord”.

Shënimi e bën të qartë ankthin për natyrën dhe përfshirjen e Britanisë së Madhe në konfliktin brutal multi-faksional që shpërtheu në ish-Jugosllavi nga viti 1991 deri më 2001.

Ndërhyrjet e NATO-s përfshinë sulme ajrore kundër forcave të Millosheviqit, i cili vdiq në vitin 2006 ndërsa po gjykohej për krime lufte.

Britania e Madhe, nën udhëheqjen e Blairit, do të bëhej më pas një nga mbështetësit kryesorë të UÇK-së nën liderin e saj të atëhershëm Hashim Thaçi.

Në prill të këtij viti, Thaçi u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate në Hagë – së bashku me tre drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi – të akuzuar për krime lufte që përfshijnë bashkëpunim të dyshuar në vrasjen e 102 personave.

Ekipi i Blairit nuk ka pranuar të komentojë dokumentet e Arkivit Kombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img