Site icon PrishtinaPress

The Guardian me detaje për gjyqtaren që s’deshi dënimin e Mlladiqit: Si i kishte thurur fjalë admriuese “Kasapit të Bosnjës”

Gjykatësja Prisca Matimba Nyambe ka zënë një vend në librat e historisë juridike për udhëheqjen e njërës prej seancave më të rëndësishme për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, përderisa nuk u pajtua me pothuajse asnjërin vendim.

Përktheu: Nasuf Abdyli

uristja 69 vjeçe nga Zambia nga Instituti për Gratë Afrikane në Drejtësi përshkruhet si “shembull i guximshëm dhe i shquar i madhështisë juridike”. Thuhet se ajo i flet rrjedhshëm gjuhët Tonga, Soli, Nyanja dhe Bemba, ndërsa i njeh për aftësi të punës edhe gjuhët Lozi Swahili dhe gjuhën frënge. Ajo ka qenë pjesë e Tribunalit Ndërkombëtar për Ruandën, gjykatë simotër i Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavinë, duke u bërë kryeavokate në këtë institucion.

Të martën, ajo i shqiptoi fjalët “gjykatësja Nyambe nuk pajtohet” vazhdimisht përderisa me zell i lexonte vendimet e gjykatës, ndonëse i mohonte. Përmes mospajtimit të saj, ajo dha shenjë se besonte që gjykimi fillestar, i cili përfundoi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, kishte të meta në mënyrë fatale dhe se gjenerali serb i Bosnjës meritonte një gjykim, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Nyambe gjithashtu la të kuptohet se e pranon versionin e rrëfimit të Mlladiqit se largimi i deri 30.000 myslimanëve boshnjakë nga Srebrenica, pas rënies së enklavës në dorën e forcave të tij, ishte bërë për “arsye humanitare”.

Ajo ishte e vetme në mospajtimet e saj në panelin me pesë gjykatës dhe shprehjet me dhimbje të të tjerëve ishin kohë pas kohe të dukshme në transmetimin e drejtpërdrejtë nga gjykata, por pikëpamjet e saj nuk ishin befasi.

Në vitin 2012, ajo shkaktoi shqetësim rreth vëzhguesve ligjorë duke mos u pajtuar me dënimin e gjeneralit të Mlladiqit, Zdravko Tolimir. Ajo kishte thënë se masakrimi i rreth 8.000 burrave e djemve adoleshentë nga Srebrenica ishte vepër e “një grupi të vogël të individëve që operonin në mënyrë të fshehtë e të paautorizuar”.

Në këtë opinion mospajtues, ajo gjithashtu kishte thënë se ndarja e burrave dhe djemve myslimanë nga familjet e tyre ishte “për t’i shoshitur në mënyrë legjitime kriminelët e luftës”.

Ajo madje kishte fjalë admiruese edhe për vetë Mlladiqin, duke e vënë vëmendjen për shembull te një takim në Hotelin “Fontana”, gjatë të cilit ai e kishte kërcënuar komandantin fatkeq holandez të OKB-së për dorëzimin e civilëve myslimanë, duke theksuar se gjenerali ka qenë “mikpritës, ka ofruar gjësende për pjesëmarrësit si cigare, birra dhe senduiçë për drekë”.

Exit mobile version