The Guardian: Fillimi i punës nga Haga mund të ketë efekte të thella në raportet e tensionuara Kosovë-Serbi

87
Advertisement

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, ka shkruar për seancat e para gjyqësore të Dhomave të Specializuara.

Advertisement

Një gjykatë speciale në Hagë ka filluar seancat dëgjimore në krimet e luftës të kryera nga luftëtarët seperatisë të Kosovës më shumë se dy dekada më herët pasi lufta për pavarësi nga Serbia dhe pas nëntë vjetëve pasi një prokuror u caktuar për të hulumtuar raportet e mizorive.

Gjatë javë së kaluar Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë urdhëruar arrestimin e tre ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ishin arrestuar nga policia e EULEX’it dhe janë transferuar në Holandë. Dy nga ta janë paraqitur para gjykatësit, në një dhomë gjykateje të ndërtuar veçanërisht e pajisuar me ekranë transparentë si një masë parandaluese kundër koronavirusit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Fillimi i seancave të stërvonuara të Gjykatës Speciale mund të ketë efekte të thella në Kosovë dhe në marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë. Në qershor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte akuzuar nga prokurori special për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Akuzat ende nuk janë konfirmuar nga një gjykatës. Thaçi është intervistuar për akuzat në korrik dhe ka shprehur pafajësinë e tij.

PostAdssFotoja e reklamës