The Guardian, teksa citon agjencitë ukrainase të lajmeve, raporton se Kievi ka çliruar territoret pranë qytetit Krasnohorivka në rajonin e Donetskut, të cilat janë pushtuar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014.
Oleksandr Tarnavsky, komandanti i grupit operativ-strategjik Tavria ka shkruar se lëvizja e forcave ukrainase po vazhdon.
“Lëvizja e forcave tona vazhdon”, shkroi Tarnavsky në Telegram të shtunën.
“Ka suksese dhe përparime të prekshme.”, ka shtuar tutje.
Ndërkohë The Guardian shkruan se s’ka mund të verifikojë pretendimet e tilla.