7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

“The Financial Times”: Njohja e pasaportave, fund i paqartësisë së Madridit

Gazeta britanike “The Financial Times” në artikullin e saj për njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e Spanjës, ka thënë se ky hap i shërben lëvizjes së lirë dhe është “fund i periudhës së paqartësisë së Madridit”.

Megjithatë, duke iu referuar deklaratave të autoriteteve spanjolle, gazeta thekson se kjo s’është edhe njohje e shtetësisë së Kosovës nga shteti më i madh në pesëshen e Bashkimit Evropian.

“Spanja ende nuk e njeh Kosovën, sovranitetin apo pavarësinë e Kosovës, sepse ne nuk i njohim shpalljet e njëanshme të pavarësisë”, tha ministri i Jashtëm, José Manuel Albares, të hënën, në një deklaratë për media.

Vonesa e një vendimi të tillë përtej rrafshit politik, sipas gazetës britanike, përshkruhet edhe si mundësi e pakënaqësisë së komunitetit katalonas dhe atij bask, të cilët mund të ndërlidhin kërkesat e tyre për pavarësi me njohje të Kosovës. Ndërkaq edhe Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja shihen si kundërshtuese të ngjashme për shkak të pakicave të mëdha etnike në territoret e tyre, të cilat mund të shprehin revoltë.

E në anën tjetër, sipas “The Financial Times” partitë pro-pavarësisë katalanase, janë mbështetëse të shtetësisë së Kosovës. Por një zëdhënës i qeverisë spanjolle hodhi poshtë sugjerimet se lëvizja me pasaporta për Kosovën, ishte një tjetër lëshim për “secesionistët katalanas”.

Një zyrtar i partisë “Së bashku për Katalonjën”, tha se ishte “i lumtur për kosovarët” dhe i lumtur që mund të anulonte planet e veta për të promovuar çështjen e pasaportave në parlamentin spanjoll.

Qeveria rajonale e Katalonjës, e udhëhequr nga e Majta Republikane Katalonase, tha se ishte “plotësisht në përputhje me qëndrimin e institucioneve evropiane për njohjen dhe sovranitetin e Kosovës. Është Spanja ajo që ka një qëndrim të kundërt. Kjo është një anomali”.

Njohjet “aspak të garantuara”

Tutje gazeta britanike thekson se edhe pse kryeministri, Albin Kurti, tha se është “një javë me fillime të reja”, njohja nga vendet e tjera të BE-së mbetet aspak e garantuar.

Rumania, e cila ende nuk i është bashkuar zonës Shengen, ka hequr dorë nga kërkesat për viza për qytetarët e Kosovës, ndërsa këmbëngul se masa është “pa paragjykuar qëndrimet mbi statusin”.

Eksperti për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, Edward P. Joseph, e quajti vendimin spanjoll “një përparim”, duke paralajmëruar konvergjencë të mëtejshme në të gjithë NATO-n dhe BE-në për çështjen gjithëpërfshirëse të shtetësisë së Kosovës. “Kjo është kritike për stabilitetin rajonal”.

“Deri vonë, diplomatët spanjollë kishin ikur nga dhoma nëse paraqitej një zyrtar i Kosovës. Hapi i ri çel një sërë mundësish”, ka deklaruar Joseph.

Tutje “The Financial Times” shkruan edhe për njohjen e targave të Kosovës nga ana e Serbisë, duke e quajtur gjithë procesin e gjatë si “çështje toksike”, si dhe për fillimin e pagesës së rrymës nga qytetarët serbë në veri për herë të parë që nga paslufta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img