Presidenti i Kosovës ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike, ai është krenuar me parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Evropiane, “Minsk2019″, ai në faqen e tij ne facebook ka shkruar se flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës.
Postimi i tij:
Krenar me parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Evropiane, “Minsk2019″. Edhe kësaj radhe, flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës. Derisa i uroj fat ekipit olimpik, jam i bindur në medaljen olimpike të radhës për Kosovën. HTH