Site icon PrishtinaPress

Thaçi:Marrëveshja për demarkacionin lajm i rëndësishëm për të ardhmen evropiane

Presidenti i Kosovës e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë për të ardhmen evropiane të Kosovës, marrëveshjen mes partive politike për ratifikimin e demarkacionit.
Thaçi në një postim në facebook ka thënë se ky unitet politike duhet të shërbejë edhe për temat tjera me interes nacional.

“Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës”DEMARKA.

“Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen”.

“Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve per temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version