Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë, Tomisllav Nikoliq e Aleksandar Vuçiq, sapo ka filluar.
Mirëpo, tensionet në mes palës kosovare dhe asaj serbe nuk kanë të ndalur.
Në videon e publikuar para nisjes së takimit dëgjohet teksa presidenti i vendit, Hashim Thaçi i thotë kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq se “ti je njeri i dramave”,shkruan lajmi.net.
Ndërsa, para se Vuçiq t’i përgjigjet ndërprehet nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, Frederica Mogherini.