Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e Vasfije Krasniqi-Goodman.
Thaçi ka thënë se Vasfije Krasniqi-Goodman është shembull emblematik për të vërtetën.
“Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën. Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Tutje ai ka thënë se “motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë”.