Site icon PrishtinaPress

Thaçi viziton BIK-un: Pas muajit të shenjtë të agjërimit, sot festojmë Fitër Bajramin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.

Me këtë rast presidenti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Dëshiroj që të gjithë qytetarëve të ju urojë Fitër Bajramin. Ishte një muaj i shenjtë i agjërimit, solidariteti, mirëkuptimit, paqes, i afrimit të njerëzve më tepër me njëri-tjetrin.

Kemi pas rastin që edhe me myftiun dhe imamët të jemi së bashku në shumë iftare anë e mbanë Kosovës, prandaj kudo shihet mirëkuptim, solidaritet ,dashuri dhe respekt mes njerëzve”,ka thënë Thaçi.

Presidenti ka shtuar se sot ndodhet këtu që t’ju urojë të gjithëve festën e Bajramit.

“Sot jemi këtu të urojmë Bashkësinë Islame, të urojmë gjithë njerëzit për agjërimin e tyre por mbi të gjitha për festën e Fitër Bajramit.”, u shpreh Thaçi.

Exit mobile version