1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi, Veseli, Selimi, Haradinaj e Limaj heshtin ndaj akuzave të Surroit se lufta e UÇK’së ishte kriminale

Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë heshtur përball akuzave të Veton Surroit se në kohën e luftës ishin bërë puçe brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. S’kanë pasur përgjigje as për akuzën e Surroit se UÇK’ja kishte kapur armët kundër Serbisë aq sa ishte armatosur kundër Rugovës e LDK’së.

Veton Surroi, menjëherë pas luftës, kishte dalë krah për krah me Hashim Thaçin rrugëve të Prishtinës. Kishin mbajtur edhe një konferencë të përbashkët ne Hotelin Grand. Raportet e tyre ishin prishur kur Thaçi nuk e kishte ndihmuar të hynte në Parlament në zgjedhjet e vitit 2007, kur perëndon karriera politike e Veton Surroit. Prej atëherë themeluesi i “Kohës Ditore” vazhdon betejën kundër Presidentit të tanishëm të Kosovës.
Sot, në një intervistë, në KD, Surroi e ka përshkruar Thaçin si njeri primitiv dhe të padijshëm. Ka treguar se në kohën e luftës, brenda UÇK’së kishte puçe, dhe marrje pozitash në formë të tillë. Kishte përmendur Sylejman Selimin si njëri prej njerëzve që në mënyrë puçiste ishte bërë Komandant i UÇK’së.
Surroi në intervistë ka folur edhe për LDK’në dhe Rugovën. Ka përshkruar se disa prej udhëheqësve të UÇK’së kishin thënë se armët i kanë marrë kundër Serbisë aq sa kundër LDK’së dhe Rugovës.
Ndaj këtyre akuzave kanë heshtur udhëheqësit kryesor të UÇK’së.
Kadri Veseli ka postuar një foto në FB me disa ushtarë të UÇK’së dhe ka thënë se Kosova s’ka aletarntivë tjetër pos zhvillimin e Shtetit. S’e ka thënë asnjë fjalë për akuzat e Surroit.
Njëjtë kanë vepruar edhe udhëheqësit tjerë të UÇK’së si Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
Por, ka folur Xhavit Haliti, i cili është marrë më shumë me fondet e UÇK’së se sa që ka qenë në ndonjë front të luftës së UÇK’së.
Haliti ka thënë se Ushtria Çliritmtare e Kosovës s’e kishte drejtimin të luftonte kundër Rugovës e LDK’së. Ka thënë se nëse dy tre persona kanë bërë gabime nuk do të thotë se e gjithë UÇK’ja është fajtore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img