7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi: Jemi plotësisht të pafajshëm

Ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimi.

Ish-presidenti Thaçi është deklaruar i pari i pafajshëm.

“E kuptoj aktakuzën e ndryshuar dhe jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Ish-kreu i UÇK-së tha se e konfirmon deklarimin e tij të parë se është i pafajshëm.

Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, është deklaruar para Gjykatës Speciale, duke konfirmuar deklarimin filletar se është i pafajshëm.

Veseli gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën, teksa është deklaruar i pafajshëm, përcjell Klankosova.tv.

“E shprehi paknaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë, megjithatë iu falënderoj, tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.

Edhe Rexhep Selimi është deklaruar plotësisht i pafajshëm.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Selimi në Hagë.

Edhe Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm. Ai ka thënë se aktakuzën e kupton por nuk pajtohet me të në asnjë pikë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img