Site icon PrishtinaPress

Thaçi, Veseli dhe Haradinaj përfundojnë takimin me Kosnettin

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Në këtë takim presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, raporton lajmi.net.

Temë e veçantë e këtij takimi ka qenë taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake për të cilën SHBA-të kanë kërkuar të hiqet.

Takimi është mbajtur në zyrën e presidentit Thaçi.

Pas këtij takimi palët nuk janë deklaruar për media.

Edhe një ditë më parë krerët e koalicioni u takuan në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për taksën.

Exit mobile version