Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka do të mbeten përgjithmonë të freskët në kujtesën tonë historike

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka kujtuar 36-vjetorin e rënies së vëllezërve Gërvalla.

Thaçi ka shkruar në Facebook se Jusuf, BardhoshGërvalla dhe Kadri Zeka ishin intelektual të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike.

“Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, shkruan Thaçi në Facebook.

 

Exit mobile version