Site icon PrishtinaPress

Thaçi vazhdon konsultimet me liderët e partive politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje.

Thaç së pari pret në takimin kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ora 10:00.

Në ora 10:30, presidenti takon kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Në 11:00 Thaçi pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, ndërsa në 11:30 takon përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi një ditë më parë takoi liderin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Pas këtyre takimeve, Thaçi mbajti një konferencë për media ku tha se të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do t’i ndërmarrë pas konsultimeve me liderët e partive do të jenë transparente në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Exit mobile version