1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi tregon detyrën e re të Çollakut

Pas dorëheqejes së nga Ministria e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka nisur zyrtarisht punën si Shefi i Stafit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Thaçi i cili me një shkrim ka uruar Çollakun në detyrën e re.
“Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt.
Z. Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave. Mirësevjen Bekim!”, ka shkruar Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img