0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi thotë se Gjykata Speciale ishte projekt ndërkombëtar (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur dhe se Gjykata Speciale ishte projekt ndërkombëtar.

“Nuk ka hapësirë apo nevojë për ndonjë panik, sa i përket Gjykatës Speciale, unë mendoj se kjo gjykatë do të spastrojë gjërat nga akuzat e një bote false të prezantuara dhe të pretenduara ndaj luftës së Kosovës”, ka theksuar ai.

“Thjesht ai projekt ka qenë një projekt ndërkombëtar ‘lëre ose merre’ për Kosovën”, tha Thaçi.

Thaçi, ka deklaruar se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, por kryesit e këtij gjenocidi nuk janë dënuar ende. Sipas tij, disa prej kryerësve të krimeve janë pjesë e pjesë e pushtetit aktual në Beograd.

Thaçi në një intervistë për emisionin “Udhëve” të Radio Televizionit të Kosovës , ka theksuar se Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen me ndryshimet kushtetuese ose me ligj.

“Nuk do të lejoj të mbesim pengë të Beogradit apo të disa individëve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Askush nuk mund të na vejë veto për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse ky është vullnet i dy milionë qytetarëve të Kosovës. Është e drejtë e jona kushtetuese, ligjore, historike dhe garanci për të ardhmen që të jemi pjesë e NATO’”, tha Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img