Ai tha se kjo tarifë nuk duhet të keqpërdoret nga tre-katër bartës të Qeverisë për interesa të tjera të cilat shkojnë në dëm të interesave shtetërore.
“Çështja për suspendimin e taksës prej 100 përqind duhet të diskutohet midis Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve të Bashkimit Europian”.
“Shpresoj se kjo situatë do të tejkalohet në të ardhmen e afërt në mënyrë që Kosova mos të vazhdojë të perceptohet si pengesë e vazhdimit të dialogut dhe si një vend që nuk i respekton rregullat e dialogut dhe negociatave”.
“Gjithashtu dua të shpresoj që kjo ngurtësi do të tejkalohet në të ardhmen e afërt dhe njerëzit do të shikojnë për të ardhmen”.
“Serbia e ka merituar një tarifë të tillë. Kjo është një kërkesë e Zëvendëskryeministrit Hoxhaj dhe Kryeparlamentarit Veseli ku i kanë propozuar Kryeministrit Haradinaj që të merret e një vendimi të tillë. Kjo kërkesë ka qenë e drejtë dhe e sinqertë”.
“Tani nuk duhet të keqpërdoret ky sinqeritet patriotik i tyre. Por duhet të merret vendim në bazë të interesave shtetërorë”.
“Mos të keqpërdoret kjo çështje nga tre-katër bartës të Qeverisë së Kosovës për interesa të tjera, të cilat shkojnë në dëm të interesave shtetërore”.
“Se kur hiqet taksa nuk është vendim i imi. Unë do ta respektoj vendimin e Qeverisë së Kosovës”, tha presidenti për Klan Kosova.
“E vlerësoj angazhimin Kryeparlamentarit Veseli dhe Kryeministrit Haradinaj në takimin që kanë pasur me Ambasadorin Kosnett. Gjithashtu edhe në takimet që janë zhvilluar me autoritetet e Bashkimit Europian”