1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi takoi kryetarin e Odës së Avokatëve, diskutuan për situatën pandemike

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, në një takim që pati me kryetarin e Odës së Avokatëve, Behar Ejupi kanë diskutuar rreth sfidave dhe çështjeve me rëndësi për avokatët dhe institucionet korrektuese në kohë pandemie.

Sipas një njoftimi për media, gjatë takimit Thaçi, i njoftoi të pranishmit  lidhur menaxhimin dhe masat e mara në parandalimin e pandemisë COVID–19 në institucionet korrektuese dhe atyre të paraburgimit, si dhe mbi gjendjen aktuale në përgjithësi në  institucionet korrektuese.

E në anën tjetër, siç thuhet në njoftim Ejupi, e përgëzoi, Thaçi për menaxhimin e situatës dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Tutje sipas njoftimit gjatë takimit,  Ejupi, kërkoi që në varësi të situatës dhe konform rekomandimeve dhe udhëzimeve për mbrojtje nga pandemia COVID-19, të mundësohet qasja më e lehtë për avokatët në institucionet korrektuese.

Ndërkaq, në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të vazhdohet me bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt ndërinstitucional, me qëllim  të identifikimit dhe avancimit të të gjitha çështjeve, të cilat janë me rëndësi për të dyja institucionet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img