1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi takoi ambasadorin Kosnett: Formimi i Qeverisë së re duhet bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim është diskutuar për situatën pandemike si dhe formimin e Qeverisë së re pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Thaçi dhe ambasadori Kosnett kanë shprehur respektin më të lartë për përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës për ta luftuar virusin COVID-19.

Presidenti Thaçi theksoi se seanca e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur të mërkurën më 25 mars, që në agjendë kishte Mocionin e Mosbesimit për Qeverinë e Kosovës, ka konfirmuar edhe njëherë standardin e lartë të demokracisë në shtetin tonë, si dhe respektin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, thuhet në njoftimin për media.

Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeverie të re duhen bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur rolin vital të Gjykatës Kushtetuese në këtë proces.

Presidenti përsëriti që Kosova është e bekuar me miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vetëm po forcohet në këto kohë të vështira për të dyja vendet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img