Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID-19, dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Thaçi në një postim në Twitter ka thënë se respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykatës Kushtetuese është jetike për demokracinë.
“Takim i mirë me ambasadorët e Quintit dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe forcimin e institucioneve demokratike. Respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykata Kushtetuese, është jetike për demokracinë”, ka shkruar Thaçi.
Good meeting with the Quint ambassadors + EUSR discussing economic recovery after COVID-19 and strengthening of democratic institutions. Respecting independent institutions, especially Constitutional Court, is vital for democracy.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) May 20, 2020