Site icon PrishtinaPress

Thaçi takohet me Boris Johnson, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Thaçi në takimin me Johnson ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë e rajon, si dhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë se mendimi i përbashkët i këtij takimi ishte që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Me sekretarin Johnson biseduam rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Është mendim i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht pë perspektivën evropiane të dy vendeve.
Kosova falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit. HTH

Exit mobile version