1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi takohet me ambasadorin amerikan, por nuk ndryshon qëndrim për Ushtrinë

Iniciativa për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës është e drejtë, është e saktë, është në kohën e duhur, është e përgjegjshme, dhe do të jetë e koordinuar dhe e suksesshme, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për RTK.

Thaçi, i cili ka treguar që sot ka pasur një takim të rregullt me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara kanë qenë, janë dhe do të mbesin gjithmonë të shkëlqyera, speciale.

“Ndihem tepër mirë që në dy dekadat e fundit jam një nga ata që i kam ushqyer ato raporte vazhdimisht dhe kam prodhuar argumente për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta mbështesin Kosovën edhe më tepër”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTK.

“Definitivisht Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen – me ndryshime kushtetuese ose me ligj. Unë mbështes angazhimin për ndryshime kushtetuese, por në të njëjtën kohë nuk lejoj që të mbesim peng i disponimit të Beogradit, e as të tre-katër individëve që ta mbajnë pezull apo ta pengojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, është shprehur Thaçi.

“Askush nuk mund të vërë veto mbi themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, është vullneti i të gjitha partive politike, i të gjitha institucioneve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“Është e drejta jonë kushtetuese, është e drejta jonë ligjore, është e drejta jonë historike, dhe kjo është garanca për të ardhmen tonë, që të jemi pjesë e NATO’s”, është shprehur Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img