Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka dënuar sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi e ka quajt veprim të papranueshëm, të cilën nuk duhet arsyetuar në asnjë mënyrë.
“Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, ka shkruar Thaçi.