Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është solidarizuar me familjet e viktimave dhe me të gjithë popullin britanik, pas sulmit të sotëm terrorist në Londër. Këtë ai e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Kosova solidarizohet me familjet e viktimave dhe me të gjithë popullin britanik pas sulmit të sotëm terrorist në Londër. Mbetemi përherë të bashkuar dhe të patundur në mbrojtjen e vlerave tona demokratike perëndimore”, ka shkruar Thaçi.