1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: S’kam pasur gisht në rrëzimin e Qeverisë Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar se ka qenë faktor në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

“As s’kam pasur gisht, as s’kam pasur dorë”, ka thënë Thaçi, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Unë s’kam qenë në Kuvend. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, që e kanë shfrytëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ai.

“Tash përmendja e emrit tim, prej deputetëve, është çështje e tyre”, ka thënë Thaçi.

“Përvoja e tyre e hidhur elektorale përballë meje ka lënë pasoja. Këtë obsesion dhe paranojë askujt s’mund t’ia tejkalojmë”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, më 25 mars, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Me votimin e këtij mocioni, Qeveria Kurti mbetet në detyrë, si qeveri në dorëheqje, ndërkohë që presidenti Thaçi ka filluar konsultimet me krerët e partive politike parlanentare për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u iniciua nga partnerja e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti u zgjodh më 3 shkurt të këtij viti, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img