Thaçi me anë të një postimi në facebook, ka thënë se forcat serbe duke pasur informacione se ky burg do të sulmohet nga NATO, kishin ekstraduar shumë të burgosur për t’i vrarë e për të bërë fajtorë forcat e NATO-s.
“Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe”.
“ Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s”.
“Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.