Presidenti Hashim Thaçi pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës që ndodhi mbrëmë ka deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit.
Thaçi tutje tha se si president i vendit do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Pas rënies së qeverisë si president i vendit pa humbur kohë do të fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë të re të stabilitetit, unitetit dhe të gjithë përfshirjes. Në çdo hap timin, si presidenti vendit, do e respektoj në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Thaçi për KP.
Këto komente ai i bëri pas viz itës që ka zhvilluar sot në Qendrën Mjekësore të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ku u shoqërua edhe nga komandanti i Forcës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Mbrëmë me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Republikës së Kosovës rrëzoi qeverinë e udhëhequr nga kryeministrin tashmë në detyrë, Albin Kurti.