1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Së pari e vërteta, pastaj pajtimi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se shoqëria kosovare nuk mund të ndërtojë të ardhme më të mirë nëse mbetet peng i të kaluarës.
 Displaying My Travel 1.jpg

Në takimin e dytë konsultativ të Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin, kreu i shtetit theksoi se është e nevojshme gatishmëria e të gjithëve për të punuar së bashku për këtë nismë shumë të rëndësishme për Kosovën, për shoqërinë kosovare dhe për të ardhmen e saj.

Presidenti Thaçi tha se kanë ngritur institucione e infrastrukturë të mirë dhe pothuajse kanë zhdukur gjurmët fizike të luftës, por dhembja për humbjet e shkaktuara, për më të dashurit tanë që janë vrarë apo zhdukur nuk janë zhdukur.Ndërsa, duke elaburuar idenë e Komisionit, presidenti Thaçi theksoi se synimi i parë i këtij komisioni do të jetë e vërteta.

Sipas tij, ky forumë do të krijojë një mekanizëm mbështetës për dialogun e brendshëm të hapur në mes komuniteteve në Kosovë dhe nuk do të jetë zëvendësim i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që duhet të sjellë pajtimin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, Bajram Qerkini, përfaqësues i familjeve të personave të pagjetur e ka quajtur idenë e komisionit të qëlluar duke shprehur besimin se do të shërohen plagët e tyre. Ai tha se komisioni do të ketë sukses nëse politikanët e kanë seriozisht dhe nëse nuk e kanë për t’i mashtruar.

Homologu i tij, përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve serbë, Milorad Trifunoviq, ka thënë se është dashur të ngritet shumë më herët një komision i tillë, porse kurrë nuk është vonë që të diskutohet që të kemi një pajtim.Por pati edhe të tillë që e kundërshtuan emrin e komisionit. Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala tha se titulli i komisionit është refuzues, meqë pajtimi vjen vetvetiu.

Në këtë takim, po ashtu u shtruan shumë ide se si duhet të funksionoj komisioni.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës theksoi se duhet të mendojnë se çfarë baze ligjore duhet të ketë ky komision.

Sipas saj, ky mekanizëm nxjerr edhe emocione, sfida sepse nuk është e lehtë të ballafaqohen me plagë të luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img