-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur – bota sot e di që s’kishte “Shtëpi të Verdhë”

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në deklaratën pa betim, tha se në momentin kur ka dalë raporti i ish-senatorit Dick Marty, ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare hetim të pavarur.

Thaçi tha se ishte bashkësia ndërkombëtare ajo që i ka thënë se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për ta hequr “renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë”, teksa shtoi se “kjo sakrifice ia ka vlejtur”.

“Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik organesh dhe se ‘Shtëpia e Verdhë’ s’ka ekzistuar kurrë”, tha Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se ai personalisht, UÇK-ja dhe të gjithë shqiptarët janë shfajësuar nga akuzat e Martyt.

“E vërteta është thënë se reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë në përfundim të këtij procesi”, është shprehur Thaçi, transmeton prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img