Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot një delegacion të organizatës “Amnesty International”, të përbërë nga Gauri van Gulik dhe Todor Gardos, me të cilët bisedoi për reformimin e drejtësisë në Kosovë dhe përballjen me pasojat e luftës.
Presidenti Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës po intensifikojnë angazhimin për t’i ndihmuar të gjitha viktimat e luftës, veçanërisht familjet e të pagjeturve dhe viktimat e dhunës seksuale.
“Po punojmë të ndërtojmë përkrahje të institucioneve për viktimat e dhunës seksuale, që të inkurajohen të dëshmojnë për viktimizimin e tyre. Njësoj, po punojmë me familjet e të pagjeturve, të të gjitha komuniteteve, që të mbyllim sa më parë të gjitha këto raste”, u shpreh Presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi gjithashtu shtoi se Kosova ka vazhduar konsolidimin e drejtësisë dhe se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin kompetencat nga EULEX.
Nga ana tjetër, Gauri van Gulik nga “Amnesty International u shpreh se organizata mbetet e angazhuar në Kosovë dhe rajon, që të vëzhgojë sistemin e drejtësisë si dhe të mbështesë përpjekjet për drejtësi për viktimat.
“Me kalimin e shumë dosjeve njëherë nga UNMIK-u tek EULEX, tani tek organet kosovare të drejtësisë, duhet siguruar që proceset gjyqësore të mos humben apo të vonohen, por të kryhen në kohën e duhur dhe të jenë të drejta”, ka shtuar ajo.
Presidenti Thaçi u shpreh se reforma në drejtësi mbetet prioritet i institucioneve të Kosovës.
“Prandaj edhe kam iniciuar amandamentimin e Kodit Penal, për t’u siguruar që të gjithë kanë qasje por edhe trajtim të barabartë nga organet e drejtësisë”, u shpreh Presidenti Thaçi.