Site icon PrishtinaPress

Thaçi pranon kredencialet e ambasadorit të ri të Italisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë të enjtes ka pranuar kredencialet e ambasadorit të ri të Republikës së Italisë, Nicola Orlando.

Thaçi ka thënë se Italia është një partner strategjik dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi mes Kosovës e Italisë të zgjerohet edhe më shumë.

Presidenti Thaçi uroi ambasadorin Orlando për detyrën e re, kurse shprehu mirënjohje për përkrahjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të kaluarën dhe sot.

Ai tha se Kosova llogarit në përkrahjen e Italisë edhe në të ardhmen, në rrugën e integrimit në NATO dhe BE.

“Italia për ne është një partner strategjik dhe dëshirojmë të zgjerojmë edhe më shumë bashkëpunimin edhe ashtu të shkëlqyer në mes dy vendeve tona”, u shpreh Thaçi.

Ambasadori Orlando u shpreh i lumtur që do të vazhdojë punën në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe konfirmoi se Italia dëshiron të shoh Kosovën si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së.

Exit mobile version