Site icon PrishtinaPress

Thaçi pjesë e ceremonisë së ditëlindjes të Mbretëreshës Elizabeth II

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm në ceremoninë për nder të ditëlindjes së 91-të të Mbreterëshës Elizabeth II, pritje kjo e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, Thaçi tha se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe është i bazuar në vlerat që Mbretëresha Elizabeta gjithmonë i ka kultivuar.

“Sonte mora pjesë në pritjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar për nder të ditëlindjes së 91-të të Lartmadhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta.

Ajo është shembull për ne sesi duhet angazhuar për shoqërinë dhe udhëhequr në kohë të mira dhe të vështira.

Partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe është i bazuar në vlerat që Mbretëresha Elizabeta gjithmonë i ka kultivuar”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version