Site icon PrishtinaPress

Thaçi përkujton Fadil Vatën: Ishte një intelektual dhe patriot i pathyeshëm

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar në 30 vjetorin e vdekjes atdhetarin Fadil Vata.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi e ka vlerësuar lart figurën e Vatës, duke thënë se ishte një intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë.

“U bënë tri dekada nga vdekja e Fadil Vatës, njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare. Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë.

Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike, që pas disa viteve themeluam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vdekja e tij në kulmin e energjive ishte humbje për lëvizjen kombëtare”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version