-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi përfshihet në debatin Haradinaj-Selimi, e godet këtë të fundit!

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është përfshirë në debatin ndërmjet kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, të cilin shefi i ekzekutivit e quajti “rrenc”.

Sipas Thaçit, Haradinaj nuk ka paska folur më shumë gjëra për Selimin. “Ramushi e paska kursy Rexhën…”, tha Thaçi duke qeshur.

Ka mjaftuar përmendja e këtij fakti nga Selimi , duke e nervozuar keq të parin e ekzekutivit. Ai e kishte quajtur gënjeshtar si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.

“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur. Prek që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë…por prit veç pak, ti po thua që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës, gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt,”, kishte deklaruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img