Nën presionin e administratës së presidentit Trump dhe me premtimin e presidentit Trump për një ceremoni paqeje, Presidenti i Kosovës është zotuar të marrë një hap të madh drejt zgjidhjes së tensioneve me kundërshtarin ballkanik, Serbinë.
Trump ka bërë një ftesë jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë për liderët e Kosovës dhe të Serbisë në kohën kur armiqësitë e 10 viteve të fundit kërcënojnë të shpërthejnë në konflikt të armatosur, ndërkohë që administrata e tij punon në kanale të fshehura që të ulë tensionet me Serbinë e mbështetur nga Rusia.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një udhëtim diplomatik të paraportuar në Berlin, muajin e kaluar, ku ka takuar ambasadorin amerikan, Richard Grenell, njeri i besueshëm i presidentit Trump.
Thaçi u zotua se do të angazhohej për ndryshimin e kursit në tarifat sanksionuese në të gjitha mallrat serbe.
Në një bisedë me The Washington Post, të premten, e realizuar në gjuhën angleze me shkëmbime elektronike, Thaçi u shpreh se ai është “gati të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”.