6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi për transformimin e FSK-së: Më e rëndësishme përmbajtja se emri

President i Kosovës, Hashim Thaçi, pas dorëzimit të Projekligjit për FSK-në akuzoi deputetët serbë se ishin ata që e kanë penguar këtë process siç e quajti ai shumë të rëndësishëm për vendin.

Ai tha se Kosova përfundimisht po e formon ushtrinë e saj moderne.

“Nuk kemi arritur ta bëjmë ushtrinë, sepse deputetët serbë kanë bërë të qartë se ata kurrë nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese e që do ta mundësonin formimin e ushtrisë. Ky realitet i hidhur nuk mund ta lejojë që Kosova ta lërë fatin e vet në mëshirën e askujt”, u shpreh Presidenti.

Ai tha se ndjehet shumë mirë më emërtimin FSK. Ky emërtim, siç shtoi ai, është shumë adekuat dhe se transformimi i tij është i natyrshëm dhe kushtetues.

Ai ka ftuar shtete anëtare që ta ndihmojnë FSK-në ashtu siç kanë bërë deri më tani.

“Misioni i NATO-s apo KFOR-i në Kosovë, do të vazhdojë të punojë si zakonisht dhe se ushtria nuk do të ketë implikim në misonin e tyre. Kryetari dhe Kryesia do ta procedojnë Projektligjin për FSK-në”, tha Presidenti.

Ai u shpreh i bindur se Projektligji do ta marrë përkrahjen e të gjitha partive politike, sepse, sipas Thaçit, është një nga elementet thelbësore për funksionimin e shtetit tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img