2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi për televizionin publik zviceran SRF: Kosova ka pritur më shumë nga strategjia e BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar intervistat me mediat ndërkombëtarë, për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Duke, komentuar procesin e shtet ndërtimit, Thaçi për televizionin publik zviceran SRF ka theksuar se Kosova është konsoliduar, është storie e suksesit të plotë, suksesit vendor dhe atij ndërkombëtar.

“Se Kosova është shtet i dështuar, këtë e paraqet “Sputnik” dhe Beogradi. Por realiteti i investimeve të përbashkëta në Kosovë është krejt tjetër. Kosova ka ecur përpara, është në drejtimin e duhur, ka shënuar 115 njohje ndërkombëtare, është anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare, e ka ruajtur trendin e zhvillimit ekonomik, 4%, në këto dhjetë vjetët e fundit. Kosova do të jetë pjesë e të gjitha strukturave euro-atlantike”, ka shtuar ai.

Sipas tij, gjatë këtyre dhjetë vjetëve ka pasur edhe sfida, të cilat sikur të gjitha vendet e tjera në tranzicion, edhe Kosova do t’i tejkalojë.

Duke komentuar nevojën për krijimin e një gjenerate të re të politikanëve, Thaçi ka thënë se Kosova udhëhiqet prej njerëzve të zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve, përmes një procesi elektoral fer, të lirë, demokratik, të standardeve më të larta ndërkombëtare, të një gjenerate të lirisë dhe pavarësisë, të shtet-ndërtimit, të vizionit të qartë euro-atlantik.

“Se kush e udhëheq Kosovën, vendos vota e qytetarëve. Gjeneratat e reja janë të involvuara, kanë rol aktiv, kanë rol dinamik, kanë një rol shumë afirmues dhe ndikues, kanë një rol në politikë-bërje por edhe në proceset zhvillimore dhe integruese. Ndjehemi shumë krenarë që jemi evropianët më të rinj, me ide të reja, gjeneroz dhe me një mundësi të jashtëzakonshme të cilën do ta shfrytëzojmë pasi që ta fitojmë edhe të drejtën për liberalizim të vizave”, ka shtuar ai.

Ai është pyetur edhe për të ardhmen evropiane të Kosovës, duke thënë se Kosova do të jetë shumë shpejt pjesë e NATO-s, edhe pjesë e Bashkimit Evropian.

“Jam i vetëdijshëm se për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian na duhet ende punë. Është një proces jo i lehtë, jo i shpejtë. Duhet implementuar të gjitha kriteret demokratike, qoftë ne politike, ekonomi, legjislacion”, ka paralajmëruar ai për televizionin publik zviceran.

Ai ka thënë se Kosova ka pritur më shumë nga strategjia e BE-së, e prezantuar nga presidenti Juncker. Sipas tij, Kosova ka vetëm një rrugë, ai është vullneti i qytetarëve të vendit, është i liderëve të vendit – integrimi në Bashkimin Evropian.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img