Site icon PrishtinaPress

Thaçi për Guardian: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet këtë vit – taksa nuk hiqet

Një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në një linjë me marrëveshjen historike në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka mundësi që të ndodhë në vitin 2019.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për mediumin britanik The Guardian.

Serbia ka refuzuar që ta njohë Kosovës si shtet të pavarur që prej shkëputjes së ish krahinës së saj në vitin 2008, pas gati një dekade nën administrimin ndërkombëtar dhe pas një lufte të përgjakshme në vitet 1998-1999.

Lufta brutale nga forcat serbe kundër separatistëve shqiptarë të Kosovës, la rreth dhjetë mijë shqiptarë të vrarë para fushatës së bombardimeve 78 ditëshe që i dha fund luftës. Qindra serbë poashtu kanë qenë të vrarë në sulme hakmarrëse.

“Ne duhet që të ulemi qoftë edhe me armikun kryesor, por pa asnjë parakusht dhe të provojmë që ta dëgjojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Presidenti Thaçi në intervistën e dhënë për Guardian para Konferencës së Berlinit që mbahet më 29 prill.

Bisedimet në mes të dy vendeve janë ndërprerë që prej nëntorit, kur Kosova vuri tarifë 100% për produktet nga Serbia. Thaçi ka thënë se nuk është në plan që të hiqet kjo tarifë, por ka shtuar se është e nevojshme që të bëhet një progres i shpejtë.

Këmbëngulja ndërkombëtare dhe mesazhet e përziera kanë qenë “Krijimi i hapësirës për nacionalistët dhe populistët në të dy anën e kufirit”, ka thënë ai. “Shumë shpesh ajo bie tek egot e mëdha, ndeshjet e personaliteteve dhe shumë rrallë dëgjojmë për parimet, standardet dhe vlerat”.

Thaçi ka hënë se ka investuar gjithë kapitalin politik të ndërtuar në dy dekada për suksesin e bisedimeve dhe çmimi i dështimit të vazhdueshëm do të shkonte në dëm të të gjithë rajonit.

“Ne rrethanat aktuale, me këto tensione, unë nuk shoh arsye që ndonjë investitor i huaj të vjen dhe të investojë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje e paqes sjell prosperitet”, ka thënë ai.

Statusi i tanishëm i Kosovës, që është i njohur nga disa vende evropiane, por jo të gjitha, nënkupton se qytetarët e këtij vendi janë të vetmit evropianë në perëndim të Bjellorusisë që ju kërkohen vizat për udhëtim në Zonën Shengen. Kufizimet e tilla nuk aplikohet askund tjetër në Ballkan. Një e treta e fuqisë punëtore të Kosovës është e papunë.

Thaçi, një ish krer i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka luftuar për pavarësi, ka fajësuar shtetet anëtare të BE për komplikim të këtij procesi, një referencë për mënyrën që Gjermania, jo si SHBA, ka kundërshtuar propozimin e Thaçit, veçanërisht atë që ai e ka përshkruar si “korrigjim të kufirit”.

Ka pasur hapje të planeve jolegale për rajonin të banuar me shumicë serbe – veriun e Kosovës afër Mitrovicës që të bashkohet me Serbinë dhe Lugina e Preshevës e banuar me shqiptarë që bashkohet me Kosovën. Në praktikë, rajoni i veriut të Kosovës operon në një formë të sovranitetit të dyfishtë, me ndikim nga Kosova dhe Serbia.

Thaçi ka qenë një përkrahës i shkëmbimit të territorit, pro që ajo është kundërshtuar nga Gjermania, e cila frikësohet se kjo mund të çojë në kërkesa të tjera rreth kufijve gjeografik në Ballkan, përfshirë pjesë të dominuara nga serbët në Bosnjë që të riorganizohen në vija etnike. SHBA, me të cilat Thaçi është i afërt, është më mendjehapur për planin.

Thaçi ka thënë se “demaskimi i kufirit” mund të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje të përbashkët gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke me Serbinë. Por ai thekson se “nuk mund të ketë kufij në vija etnike. Është e pamundur. Të dyja edhe Kosova edhe Serbia do të mbesin vende multietnike”.

Në përfundim të vitit 2018 Kosova i shpalli tarifë 100% Serbisë për produktet e saj. Serbia ka këmbëngulur që kjo të tërhiqet si parakusht për nisjen e bisedimeve. Imponimi i tarifës ka çuar në dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në pjesën veriore të Kosovës.

“Serbët e Kosovës janë tërhequr nga jeta politike në Kosovës, përfshirë policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“Askush nuk ka një përgjigje se si të lëvizet përpara dhe viktimat më të mëdha janë kosovarët, e në veçanti serbët e Kosovës”.

Exit mobile version