5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi për 9-vjetorin e Ditës së Kushtetutës: Qenësore zbatimi i saj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me rastin e 9 vjetorit të Ditës së Kushtetutës thotë se është qenësore që të gjithë të jemi zbatues të saj.

Kreu i shtetit në fjalën e tij, tha se u zotuan që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike, dhe  që shteti i Kosovës të kontribuoj në stabilitetin e vendit me një bashkëpunim të mirë më të gjitha vendet fqinjë.

“Institucionet Kosovës dhe qytetarët kanë punuar që Kosova të jetë vendi i të gjithëve. Jemi faktor stabiliteti në rajon. Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi parime kushtetuese gjithëpërfshirëse.

Republika e Kosovës ka krijuar mekanizmat e vetë për mbrojtjen e qytetarëve, promovimin dhe zhvillimin e prosperiteti social për të gjithë qytetarët e saj. Zbatimi kushtetues është qenësor për vendin tonë”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi kërkoi që të gjithë qytetarët të jenë të angazhuar në respektimin e rendit juridik me qëllim të ecjes përpara krah për krah me botën e qytetëruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img