Site icon PrishtinaPress

Thaçi pas tërmetit të fuqishëm në Turqi: Jemi pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot qytetin e Izmirit në Turqi.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ndjehet thellësisht i pikëlluar për këtë ngjarje tragjike.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi.

Lëkundjet e tërmetit të sotëm në Turqi janë ndjerë edhe në një pjesë të Greqisë.

Exit mobile version