Site icon PrishtinaPress

Thaçi pas tërmetit në Turqi: Kosova është e gatshme të dërgojë menjëherë ndihmë operative

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë operative, pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur Turqinë.

Thaçi përmes një postimi të bërë në Twitter, ka shkruar se zemrat e kosovarëve u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosurve nga tërmeti.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar Presidenti Thaqi.

Exit mobile version