4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi pas takimit me Vuçiq: S’ka integrim në BE pa normalizim të raporteve me Serbinë

Ka përfunduar takimi në Bruksel mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleskander Vuçiq.

Pas takimit, duke folur për mediat Thaçi ka thënë se edhe pse është e ditur se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është një konflikt i pazgjidhur që një kohë të gjatë, sipas tij e kaluara historike dhe gjeografike e imponon fqinjësinë e mirë mes dy vendeve, raporton lajmi.net.

“Jemi shumë të vetëdijshëm që ky konflikt është më shumë se njëshekullor edhe është shumë e vështirë të shkohet drejt një zgjidhje. Por edhe e kaluara jonë historike dhe gjeografike na imponon fqinjësinë e mirë mes dy vendeve tona”, u shpreh Thaçi.

Tutje, ai shtoi se tani është momentumi i duhur për arritjen e një marrëveshjeve mes dy palëve, dhe çdo vonesë në këtë drejtim do t’i kushtojë të dy vendeve.

“Po shpresoj që është momentumi i duhur për arritjen e një marrëveshjeje, përndryshe nëse nuk e arrijmë këtë momentum do të paguajmë çmim shumë të lartë”, shtoi Thaçi.

Ndërsa duke folur për temat e diskutuara në këtë takim, Thaçi tha se nuk është biseduar për diçka konkrete, por vetëm për rrugën se si do të shkohet drejt një kornize drejt normalizmit të marrëdhënieve.

“Nuk kemi diskutuar për çështje konkrete, kemi diskutuar për rrugën se si do të shkojmë drejt një kornize që do të shkojmë drejt normalizmit të marrëdhënieve”, u shpreh Thaçi.

“Ne jetojmë pranë njërit tjetrit, e njohim njëri tjetrin dhe duhet të formojmë një bazë për raportet mes dy vendeve”, shtoi ai.

Thaçi tha po ashtu se pa normalizim të raporteve mes dy vendeve, Kosova dhe Serbia nuk do të arrijnë sukses në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

“Jam i vetëdijshëm që pa një normalizim të plotë të marrëdhënieve, Kosova nuk mund të arrijë sukses në objektivat e veta për anëtarësimin në NATO dhe Bashkim Evropian, dhe një gjë e tillë do të ndodhë edhe me Serbinë”, u shpreh ai.

“Nuk duhet të mbetemi viktimë e së kaluarës por duhet të shohim për të shohim për vizionin në të ardhmen”, u shpreh Thaçi.

Ai tha se gjithsecili duhet të punojë në të mirë të arritjes së kësaj marrëveshjeje.

“Sot edhe në Kosovë edhe në Serbi nuk është patriotizëm të shikohet e kaluara, por patritizëm është të punohet në arritjen e një marrëveshje për normalizmin e raporteve”, shpreh ai.

Thaçi foli edhe për vështirësitë e këtij takimi, për të cilin tha se ka qenë më i vështirë sesa është folur, ngase sipas tij janë grumbulluar probleme të një shekulli të tërë.

“Takimi ka qenë më i vëshirë se që po flas edhe më i rëndë, mirëpo të gjithë duhet të kuptojnë që këto janë probleme të një shekulli të grumbulluara, dhe unë nuk jam ai që mendoj që do të kemi zgjidhje magjike të këtyre problemeve”, tha ai.

“Nëse nuk e arrijmë një marrëveshje të dy vendet, do të mbesim të izoluara, BE-ja nuk e pranon as Serbinë as Kosovën me probleme të pazgjidhura”, përfundoi Thaçi

Ndryshe, takimi i sotëm mes Thaçit dhe Vuçiqit është ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img