Site icon PrishtinaPress

Thaçi pas takimit me Lajçak: Secila përpjekje për normalizim marrëdhëniesh është e mirëseardhur

Presidenti Hashim Thaci ka dalë në konferencë të përbashkët me përfaqësuesin special të  Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak. Ai thotë se ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane, ndërsa tregon se i ka theksuar Lajcakut vonesën në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas shumë kritikave për Bashkimin Evropian, Thaci ka thënë se ardhmja e Kosovës duhet të jetë kjo familje.

Presidenti thotë se pret nga pesë shtetet e BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë edhe Sllovakinë e Lajcakut, ta njohin atë.

“Kosova e ka një të ardhme dhe alternativë të vetme anëtarësimin në familjen evropiane. Në të njëjtën kohë presim vendet mike që e kanë përkrahur dokumentin e Ahtisaarit, që ta njohin Kosovën”

Thaci ka treguar se me përfaqësuesin e BE’së kanë folur për dialogun e Kosovës me Serbinë.

“Në anën tjetër, diskutuam oër angazhimet e drejtpërdrejta që do t’i ketë z. Lajcak në negociatat me Serbinë. Cdo përppjekje që con në normalizim të raporteve dhe njohje është e mirëserardhur. Dua të besoj se do të ketë veprime konkrete”

Thaci thotë se i ka këkruar  Lajcakut që sa më shpejt që t’i liberalizohen vizat kosovarëve dhe të mos e zgjasin pambarim këtë proces.

Exit mobile version