-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi, pas takimit me Hoyt Brian Yee: U pajtuam për realizimin e prioriteteve të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka patur një drekë pune me zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se në një periudhë sfiduese për rajonin, roli i SHBA-së si gjithmonë është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

“U pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij, SHBA-ja është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën tonë euroatlantike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img