Site icon PrishtinaPress

Thaçi pas shtyrjes së vendimit për Haradinajn: Drejtësia ndërkombëtare po ndikohet nga politika serbe

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha të enjten se shtyrja e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt është padrejtësi në shumë rrafshe.
Thaçi në rrjetin social Facebook shkruan se është e trishtueshme kur drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Shtyrja e vendimit për lirimin e Ramushit është padrejtësi në shumë rrafshe.

E para, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë.

E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare.

Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin. Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij”.

Exit mobile version