Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka falënderuar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas deklaratës se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh por është vetëm spekulim.
Përmes një shkrimi në Twitter, Thaçi ka bërë thirrje të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe anëtarësim në OKB.
“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse”, shkruan presidenti.
Thaçi theksoi se duhet përdorur mbështetja e Amerikës për të arritur qëllimet e Kosovës.
“Ne duhet të përdorim vrullin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, përfundon Thaçi.
Thank you @RichardGrenell, Matt Palmer & @USAmbKosovo for another reassuring statement. We must use the momentum & support of the US to relaunch dialogue & reach a final agreement on mutual recognition & UN membership. Fake news & speculations are a permanent threat to this aim https://t.co/DlmvaSJObL
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 26, 2020